Friday, July 18, 2014

THIRRJE PËR REFERATE DHE PROPOZIME


  Konferenca Ndërkombëtare e 2 për “Shipëtaret në Mal të Zi”

OAKLAND UNIVERSITY

Rochester, Michigan USA
Në Rajonin e Detroitit

1 Nëntor, 2014

 TEMA PËR KONFERENCËN E VITIT 2014
 SHQIPTAËT NË MAL TË ZI:
POLITIKA E MINORITETIT DHE MAZHORANCËS
NË NJË KOHË TË TRANZICIONIT DEMOKRATIK

Komiteti Organizues:
Viktor N. Ivezaj, Wayne State University
Paul Kubicek, Oakland University
Shinasi A. Rama, New York University

Referendumi i pavarësisë së 21 Majit, 2006 hapi rrugën për përpjekjen e dytë të Malit të Zi për sovranitetin e shtetit të cilën e kishte humbur në vitin 1918, dhe në të njëjtën kohë sinjalizoj fundin e kolapsit të gjatë dhe të hidhur të Jugosllavisë.  Rruga e Malit të Zi për pavarësinë e saj të fundit ishte pa dyshim sfiduese, ku forcat e brendshme u treguan po aq rezistuse ndaj ndryshimit si ato jashtë kufijve të saj territorialë.  Edhe pse Mali i Zi e ka arritur sovranitetin e vet, e ardhmja predikohet të jetë më komplekse për deri sa ky komb i vogël përqendrohet drejt integrimit Euro-Atlantik, dhe në të njëjtën kohë përpiqet të krijoj një identitet të ri, të krijoj institucione efektive, të përhap legjitimitetin politik, dhe për të ruajtur lidhshmërinë shoqërore e cila për dy dekadat e fundit ka qenë një punë e ndërlikuar.  Mund të argumentohet se, nga një këndvështrim rajonal, komuniteti ndërkombëtar ka nevojë për një "fabul të sukseshme", që do të thotë, Mali i Zi të jetë shembull për një rajon që ka qenë i rrënuar nga konfliktet etnike dhe luftëra të përgjakshme me dekada.  Në përgjithësi, Mali i Zi ka arrdh në vete nga nacionalizmi dhe ishte i vendosur të ndërtoj identitetin shtetror të vet duke kërkuar së pari pavarësinë nga Serbia dhe duke u drejtuar drejt shteteve Evropiane të cilat ndajn vlerat e përbashkëta demokratike, të rregullave dhe të idealeve, një ndryshim shumë i madh nga ideologjitë komuniste që ruajtën Jugosllavinë për më shumë se gjashtë dekada.  Përkundër kësaj, politikanët dhe elita politike në Podgoricë kanë dështuar për të pranuar dallimet në institucionet socio-politike dhe ekonomike të Malit të Zi.   shqetësuese janë politikat e saj ndaj popullsisë Shqiptare, ku pakica Shqiptare ka shprehur pakënaqësitë në të gjitha fushat e jetës sociale, ekonomike dhe politike.

Politikat jo integruse vazhdojnë të pengojnë komunitetin Shqiptar Mal të Zi, për derisa gjendja e tyre sociopolitike nuk ka ndryshuar aspak që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Në fakt, shumë nga problemet me të cilat u ballafaquan Shqiptarët e Kosovës gjatë konflikteve të viteve 1990 po shfaqen në Mal të Zi pas pavarsisë së saj. Komunitetet Shqiptare vazhdojnë të jenë viktimë e konfiskimit të tokave, asimilimit dhe emigracionit të dhunshëm, kufizimit për arsimim dhe punësim, moszhvillimit ekonomik, mungesës të një pushteti të decentralizuar dhe programeve të ndryshme të dizajnuara për të penguar gjuhën, kulturën dhe trashëgimërinë shqiptate sistematikisht.  Përderi sa Mali i Zi mundohet ti realizoj kërkesat për kandidim në BE, shumë prej angazhimeve që kanë për qëllim mbrojtjen e minoriteteve kanë dështuar dhe nuk janë transformuar në ligje dhe politika.  Si rezultat, Shqiptarët kanë frikë se gjendja e tyre në një vend që do të jetë në "bashkim" me Evropën nuk do të përmirësojë situatën të tyre në të ardhmën, dhe ku një program jo i sinqertë - për të fshehur realitetin se liria dhe të drejtat e barabarta kanë dështuar - do të vazhdojë deri sa popullsia Shqiptare nuk është faktor.

Kjo konferencë është konceptuar për të vlerësuar këto probleme dhe për të punuar drejt zhvillimit të zgjidhjeve të mundshme, ku një shtet multi-etnik mund të funksionojë paralelisht me një qëllim të përbashkët.  Pas konferencës së parë të suksesshme Shqiptarët në Mal të Zi: Historia, Identiteti dhe Politika e Minoriteteve në një Shtet të Ri në vitin 2012 në kampus të NYU, Komiteti Organizativ (KO) ka kënaqësinë të shpallë një THIRRJE për REFERATE dhe PROPOZIME për Konferencën e Dytë të planifikuar për 1 nëntor 2014 vendin historik Meadow Brook Mansion kampusin e Universitetit Oakland.  Konferenca është duke u bashkë-sponsorizuar nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit të Oakland.

Universiteti i Oakland kërkon propozime, duke përfshirë panelet tematike dhe aktuale, punime dhe diskutime për konferencën 2014 në Michigan.  Planifikuesit e konferencës kërkojnë hulumtime dhe aktivitete që reflektojnë mbi temat e etnicitetit, nacionalizmit, pjesëmarrjes dhe sjelljes politike, politikave, avokimit, arsimit, ligjit ndërkombëtar, kulturës, dhe hulumtimit që kanë të bëjnë me pozitën e Shqiptarëve në shoqërinë malazeze; veçanërisht me ato që kanë të bëjnë me çështjet e lartpërmendura.  Pyetjet kryesore përqëndrohen se si Shqiptarët në Mal të Zi kanë transformuar strategjitë zgjedhore dhe vendimet politike kandidatëve politik si në politikën rajonale dhe atë kombëtare; Edukimi dhe pabarazitë dhe stagnimet ekonomike; politikat Shqiptare, Malazeze, dhe të tjera të Ballkanit që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave, inovacionin e politikave, dhe konfliktit; Politikat etnike dhe efektet e tyre mbi bashkësitë etnike; ligjet, zbatimi i ligjit dhe gjykatat; identitetet etnike dhe psikologjike; komunikimi politik i etnicitetit kohën e integrimit Euro-Atlantik; opinionet publike rreth çështjeve të etnicitetit dhe madrdhënieve ndëretnike; roli i integrimit dhe asimilimit diskurset dhe sjelljet politike; edhe themelet epistemologjike dhe teorike të mendimit dhe sjelljes politike të Shqiptarëve në Mal të Zi.
  
Qëllimi i kësaj konference është për të mirëpritur kontribute teorike dhe empirike për të nxjerr numrin më të madh të mundshëm të përgjigjeve konkrete dhe inovuese ndaj pyetjeve të Shqiptarëve në Mal të Zi, përfaqësimin e tyre politik, shoqëror dhe socio-ekonomik dhe nëse shteti është duke punuar për të përmirësuar cilësinë qeverisëse, dhe më pas, cilësinë e jetës së tyre.

Ne inkurajojmë pjesëmarrësit për të ndjekur temat kryesore të mbuluara më poshtë:

1. "Qeverisje më të mirë" ose "qeverisje e mirë veç sa duhet"
2. Etniciteti dhe Nacionalizmi
3. Perspektivat e Shqipërisë “natyrale” ose “të madhe”
4. Politikat e identitetit
5. Kultura Shqiptare dhe hasjet me shtetin
6. Politika e numrave: regjistrimi i popullsisë 2012 në Mal të Zi
7. (In)toleranca fetare
8. Të drejtat teritoriale dhe gjuhësore
9. Protestat anti-qeveritare në Mal të Zi
10. Identitetet personale dhe politikat shtetërore
11. Kushtetuta e Malit të Zi
12. Politika e kombësisë të Malit të Zi
13. Politika e vetëvendosjes
14. Nacionalizmi,institucionet dhe pjesëmarrja
15. Kultura dhe identiteti kombëtar
16. Demokratizimi dhe integrimi i Malit të Zi në BE
17. Problemet e asimilimit dhe bashkëjetesës në Mal të Zi
18. Demokraci imagjinare? Zgjedhjet dhe shtet ndërtimi
19. Gjuha, kultura, arsimi, dhe identiteti
20. Modelet e migracionit (intelektual) të post-jugosllavisë
21. Integrimi politik
22. Politikat e diasporës
23. Perspektivat për ndryshim në Mal të Zi
24. Uniteti dhe diversiteti në mesin e komunitetit Shqiptar në Mal të Zi

Qëllimi është të botohet një libër që përfshin punimet hulumtuese të prezantuara në këtë konferencë.  Rregullat dhe afatet për aplikimet përfundimtare për punimet tek bordi editorial do të diskutohen në një takim të veçantë të planifikuar për të dielën më 2 nëntor.

Dërguesit e punimeve do të kenë përafërsisht 12 minuta për prezantimin e punimeve të tyre, ashtu si dhe diskutuesit. Kryetarët duhet të lejojnë përafërsisht 30 minuta për diskutim nga pjesëmarrësit në audiencë.
  
Dorëzimi i Abstrakteve

Abstraktetk pranohen vetëm përmes internetit via email adresave:

Pyetje të tjera rreth programit mund të adresohen tek: 

Data të rëndësishme

31 korrik                    Afati për dorëzimin e abstraktit
31 gusht                    Shpallet programi final
30 shtator                  Afati për dorëzimin e referatit/punimit
1 nëntor                     Konferenca (8:30 AM – 3:30 PM)
2 nëntor                     Diskutime

Hotelet/Akomodimi

Departamenti i Shkencave Politike i Universitetit Oakland do të shpërndaj një list të hoteleve për akomodim afër kampusit pas shpalljës së programit final